Thaçi kujton dëshmorët e UÇK-së të rënë afër Opterushës së Rahovecit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përkujtuar heronjtë dhe dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të rënë afër Opterushës së Rahovecit.

Lajme

06/11/2018 17:49

Në 20 vjetorin e rënies heroike, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar heronjtë dhe dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të rënë afër Opterushës së Rahovecit, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Thaçi ka përkujtuar Xhelal Hajdën – Tonin, Selajdin Mullabazin – Micin, Hamdi Hajrizin, Bektesh Halitin dhe Nezir Ymerin, të cilët ranë heroikisht para 20 vjetësh.

“Toni, Mici dhe bashkëluftëtarët e tyre shquheshin për heroizmin e dëshmuar në betejat kundër forcave policore dhe ushtarake serbe. Ata, të patrembur, ishin kudo që kërkohej mbështetja dhe kontributi i tyre. I përjetshëm do të jetë kujtimi për ta!”, ka shkruar Thaçi ndër të tjera në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i presidentit Thaçi: