Thaçi kujton 19 vjetorin e nënshkrimit nga marrëveshja e Kumanovës: I dha fund luftës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar 19 vjetorin e nënshkrimit nga marrëveshja e Kumanovës. Thotë se ajo i dha fund luftës në Kosovë.

Lajme

09/06/2018 11:22

“U bënë 19 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund luftës në Kosovë. Bombardimet e pandërprera të NATO-s, 78 ditë me radhë, e dhanë rezultatin e tyre.

Ato parandaluan spastrimin etnik, katastrofën humanitare, përshkallëzimin e krizës në rajon dhe detyruan Serbinë t’i tërheqë forcat e saj policore, ushtarake dhe paramilitare nga Kosova”, ka thënë ai.

Sipas tij, lufta dhe terrori serb kishin zgjatur shumë, por më në fund edhe populli ynë po i kthehej jetës normale.

“Me ndihmën e shteteve mike, ne e rindërtuam vendin tonë të lirë dhe e bëmë të pavarur e sovran. Kosova tash është faktor paqeje në rajon dhe storie e suksesit”, ka shtuar ai.