Thaçi kritikon BE-në për vizat

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka kritikuar Bashkimin Evropian për mos liberalizimin e vizave. Thotë se kjo ka ndikuar në rritjen e ndikimit rus në vend dhe rritjen e fundamentalizmit islamik.

Lajme

26/05/2017 22:58

Thotë se ky kusht i Bashkimit Evropian është i padrejtë për qytetarët e Kosovës që janë më pro evropianët

“Kosova i ka kryer detyrat e veta. Demarkacioni është kusht i padrejtë që na e kanë vu. Kosova nuk është trajtu drejtë dhe fer sikurse vendet e tjera të rajonit”, tha Thaçi në emisionin ‘Monitor’ në RTK.

“Theksoj fuqishëm se vonesa e Bashkimit Evropian ka krijuar një vakum i cili është shfrytëzuar nga të tjerët për fat të keq. Edhe prej fundamentalizmit islamik edhe rritjen e nacionalizmit por ende tendencën e rritjes së ndikimit rus’, tha Thaçi.