Thaçi: Krenar me qytetarët dhe shtetin e Kosovës

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi thotë se është krenar me festimet dinjitoze të qytetarëve në Ditën e Pavarësisë.

Lajme

17/02/2016 18:43

Ai po ashtu thotë se vlerëson lartë edhe qytetarët që sot protestuan në mënyrë të qetë, raporton lajmi.net.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Ndihem krenar me festimet dinjitoze të qytetarëve tanë në Ditën e Pavarësisë. Kjo ditë sublimon përpjekjet e gjata të gjeneratave të tëra që u sakrifikuan për lirinë dhe çlirimin e Kosovës.

Po ashtu vlerësoj lart qytetarët që protestuan në mënyrë të qetë.

17 shkurti është ditë në të cilën të gjithë qytetarët e Kosovës festojnë, pa dallim partiak dhe etnik.

Jam krenar me qytetarët dhe shtetin e Kosovës. HTH