Thaçi: Kosova solidarizohet me familjet e viktimave në Londër

Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova solidarizohet me familjet e viktimave nga sulmet në Londër.

Lajme

22/03/2017 19:18

“Kosova solidarizohet me familjet e viktimave dhe me të gjithë popullin britanik pas sulmit të sotëm terrorist në Londër”, ka shkruar ai në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Presidenti Thaçi thotë, se “Mbetemi përherë të bashkuar dhe të patundur në mbrojtjen e vlerave tona demokratike perëndimore”, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë se nga ky sulm sipas të dhënave të deritanishme kanë mbetur 4 te vdekur dhe më shumë se 20 të tjerë të lënduar, po ashtu po dyshohet si sulm terrorist. /Lajmi.net/