Thaçi: Kosova nuk do të lejojë asnjë formë të ndarjes apo shkëmbimit të territoreve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sot me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell.

Lajme

12/03/2018 12:49

Pas takimit, Thaçi ka deklaruar se SHBA-të janë partner strategjik i Kosovës  dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë të tillë, raporton lajmi.net.

Thaçi shtoi se temë diskutimi e këtij takimi ishte përmbyllja e shpejtë e procesit të ratifikimit të Demarkacionit, themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës si dhe dialogu me Serbinë si një mundësi e re për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

“Eshtë vizita e parë e Mitchell në Ballkanin Përendimir, i zotohem z.Mitchell që Kosova është duke punuar aktivishit që të konsolidojë shtetin. SHBA-të ka qenë dhe do të mbesin partner strategjik i joni, dëshiroj të falënderoj edhe administratën e Presidentit Trump për vëmendjen që po i kushton Kosovës  për të lëvizur më shpejt drejt përspektives euroatlantike. E informova z. Michell që Kosova është duke bërë përpjekje për përmbylljen më të shpejtë të procesit të Demarkacionit, shpresoj që partnerët e koaliconit janë duke negociuar me listën serbe për gjetjen e një zgjidhje sepse kjo është në interes strategjik” tha Presidenti Thaçi.

“Biseduam edhe për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, e cila do të jetë një forcë gjithëpërfërshirëse. Aty diskutuam edhe për dialogun me Serbinë si një mundësi e re për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve” shtoi Thaçi.

Thaçi deklaroi se Kosova nuk do të lejojë asnjë formë të ndarjes apo shkëmbimit të territoreve, dhe se gjithmonë do të jetë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën kundër korrupsionit dhe fundamentalizmit.

“Kosova nuk do të lejojë asnjë formë të ndarjes apo shkëmbimit të territoreve, u zotuam se Kosova do të jetë pjesë aktive në luftën kundër terrorizmit dhe kundër fundamentalizmit. Kemi diskutuar edhe për ekonomii, është e rëndësishme që SHBA-të të sjellin ende investitorë në Kosovë dhe besoj që kjo do të vazhdojë të ndodhë” përfundoi Presidenti Thaçi./Lajmi.net/