Thaçi: Kosova ka vija të kuqe, Serbia duhet ta njoh Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas vizitës që ia ka bërë fabrikës së plastikës “Kivo” në Kaqanik, ka thënë se Kosova ka vija të kuqe edhe në fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lajme

12/07/2018 13:14

Sipas tij, ky proces duhet të përmbyllet me një marrëveshje historike, ligjërisht të obligueshme për të dyja palët, ku rezultat final do të ishte njohja e Kosovës nga Serbia.

“Për shtetin e Kosovës ekziston vijë e kuqe e qartë, ky proces duhet të përmbyllet me marrëveshjeje përfundimtare, me marrëveshje finale, historike, të njohjes nga Serbia për shtetin e Kosovës. Asnjë marrëveshje tjetër nuk e ka ndonjë vlerë apo ndonjë marrëveshje  e përkohshme eventuale që do të mund të ishte. Pra marrëveshja do të jetë finale dhe e njohjes reciproke”, ka theksuar Thaçi, i cili që nga dje ka filluar të dal në terren.

Thaçi ka konfirmuar se më 18 korrik do të jetë takimi i radhës në Bruksel. /Lajmi.net/