Thaçi: Kosova i ka plotësuar kriteret, sot merr fund izolimi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes profilit të tij në Facebook ka parklajmëruar se sot në orën 16:30 do të mbajë një konferencë të përbashkët për Media me Komisionerin i BE-për për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos.

Lajme

18/07/2018 13:54

“Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret.

Tani nuk ka asgjë që e ndalë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Shengen. Politika jonë pro evropiane dhe puna e vështirë që është bërë për plotësimin e të gjitha kritereve, i jep sot fund izolimit të Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Të nderuar miq,

Duke filluar nga ora 16:30, mund ta ndiqni drejtpërdrejt konferencën e përbashkët për Media me Komisionerin i BE-për për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos. Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret. Tani nuk ka asgjë që e ndalë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Shengen. Politika jonë pro evropiane dhe puna e vështirë që është bërë për plotësimin e të gjitha kritereve, i jep sot fund izolimit të Kosovës dhe qytetarëve të saj. HTH