Thaçi: Këto sjellje të opozitës janë primitive (Video)

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ngjarjet e sotme në Kuvend ku sërish u hodh gaz lotsjellës, i quajti sjellje primitive dhe të shëmtuara.

Lajme

19/02/2016 11:29

“Besoj se është një vazhdimësi e sjelljeve primitive, të shëmtuara, fytyrë e vërtetë e eprorëve opozitarë ne do të vazhdojmë në zhvillimin ekonomik. As një fuqi nuk mund ta ndalë punën normale të institucioneve, dhe kjo gjendje do të kalohet pavarësisht reagimeve që kanë ndodhur”.

Ai ka thënë se pas protestës paqësore të opozitës ka menduar se e njëjta situatë e qetë do të bartet edhe në Kuvend.

“Menduam se pas protestës paqësore do të rikthehet normaliteti edhe në Kuvend, por fatkeqësisht kjo nuk ndodhi. Këto veprime janë distancuese në raport me opinionin publik”, ka thënë Thaçi.

Thaçi gjithashtu ka ftuar për qetësimin e situatës nga të dyja palët, si pozitës ashtu edhe opozitës.

“Ne ftojmë përsëri për qetësi dhe sjellje korrekte nga të gjithë si pozitës, ashtu edhe opozitës. Do të ofrojmë edhe më tepër dialog, sepse zgjidhja e vetme është normaliteti”, ka thënë ai para mediave.

Presidenti do të zgjidhet sipas afateve kushtuese.

YouTube player