Thaçi kërkon nga kryeministri i Togos lobimin te vendet e Afrikës për njohjen e Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar mbrëmë, në Nju Jork, edhe Kryeministrin e Togos, Komi Sélom Klassou.

Lajme

23/09/2017 13:14

Kreu i shtetit e falënderoi kryeministrin togolez për mbështetjen e vendit të tij dhe e ftoi për të lobuar tek vendet e Afrikës perëndimore që nuk e kanë njohur Kosovën ta njohin shtetësinë e saj.

Gjithashtu, presidenti Thaçi tha se e mirëpret angazhimin e Togos për të konfirmuar mbështetjen e vendeve mike të Kosovës në Afrikën perëndimore për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Sélom Klassou shprehën vullnetin e tyre për thellimin e bashkëpunimit dypalësh Kosovë-Togo në fusha si ekonomia, tregtia dhe shkëmbimi i studentëve.