Thaçi kërkon nga autoritetet ta sjellin para drejtësisë autorin e plagosjes së Vllasit

Në mëngjesin e sotëm, është plagosur me armë zjarri avokati Azem Vllasi.

Lajme

13/03/2017 10:00

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima ka marrë plagë në kraharor ndërsa për momentin gjendet në QKUK për tu  trajtuar.

Për këtë pati reagime të shumta, ndër ta edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi, shkruan lajmi.net.

Thaçi e konsideron të papranueshëm këtë akt, ndërkaq pret nga autoritetet ta sjellin para drejtësisë sa më parë autorin e këtij krimi.

Postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

“Me shqetësim pranova lajmin për plagosjen e avokatit Azem Vllasi. Aktet e tilla janë ta papranueshme dhe të dënueshme në një shoqëri, e cila prioritet kryesor ka forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit. Avokatit Vllasi i uroj shërim të shpejtë, ndërsa nga autoritetet përkatëse pres që ta sjellin përpara drejtësisë autorin e këtij krimi”. /Lajmi.net/