Thaçi: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Malin e Zi, demarkacioni është çështje e brendshme politike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur sot para Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Kanadasë.

Lajme

21/11/2017 19:46

Thaçi i ka informuar nikoqirët kanadezë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se dialogu gjatë pesë vjetëve të fundit ka prodhuar shumë marrëveshje.

“Së bashku me (presidentin e Serbisë) Aleksandar Vuçiq dhe (shefen për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian) Federica Mogherini po kërkojmë një dinamikë të re për fazën tjetër të dialogut”, ka thënë Thaçi.

Presidenti kosovar ka folur edhe për raportet e Kosovës me Malin e Zi.

“Me Malin e Zi kemi marrëdhënie të shkëlqyera”, ka thënë Thaçi.

“Ende s’e kemi ratifikuar marëveshjen për demarkacionin e kufirit më këtë shtet, por kjo është vetëm një çështje e brendshme politike (në Kosovë)”, është shprehur Thaçi.