Thaçi ka një kërkesë speciale për tifozët shqiptarë
Nesër Kosova do të luajë në “Loro Boriçi” të Shkodrës kundër Kroacisë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.
Sport
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar që tifozët nga Shqipëria ta mbështesin përfaqësuesen e Bunjakut.
“Unë do të jem në stadiumin e Shkodrës në ndeshjen e përfaqësueses së Kosovës me atë të Kroacisë dhe ftoj të gjithë dashamirësit e futbollit të Republikës së Shqipërisë që të japin maksimumin e përkrahjes për vëllezërit e tyre përtej kufirit në këtë ndeshje të vështirë për ne.
Të gjithë duhet të kuptojnë se fitoret e ekipit të Kosovës kanë rëndësi të veçantë për ne, sepse promovojnë shtetin tonë të ri, forcojnë pozicionin tonë ndërkombëtar. Prandaj jam shumë i gëzuar, që për të dhënë këtë mesazh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vendosur që të vijë në stadiumin ‘Loro Boriçi’ për të mbështetur përfaqësuesen e Kosovës”, u shpreh Thaçi.