Thaçi: Ju konfirmoj se vizat hiqen sivjet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi I cili sot ka qëndruar në Ferizaj ka folur edhe për procesin e liberalizimit  të vizave.

Lajme

11/07/2018 15:34

Thaçi i pyetur nga gazetarët për këtë gjë është shprehur i bindur se në ditët në ardhshme do të ketë lajme të mira për vizat.

“Një gjë mund të ju konfirmojë qytetarëve të Kosovës se në ditët e ardhshme do të kemi lajme të mira për liberalizmin e vizave, dhe gjatë këtij viti qytetarët do të lëviznin lirshëm në zonën Schengen. Gjatë sezonit të vjeshtës do të punojmë që të lehtësohet lëvizja e lirë për qytetarët”, është shprehur Thaçi, përcjell lajmi.net.

Ai sot në Ferizaj ka vizituar fermerin Xhevat Uka në fshatin Prelez i Jerlive, kultivues i rreth 300 hektarëve me grurë dhe rreth 200 hektarëve me misër./Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Thaçi: Ja çfarë bisedova me kryeministrin e Rusisë, Medvedev /VIDEO