Thaçi: Jemi të shokuar për sulmet në Paris, lutemi për popullin francez

Zëvendësministri i parë, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar menjëherë ndaj sulmit që ndodhi sot në qendër të Parisit, ku raportohet për mbi 30 të vdekur.

Lajme

13/11/2015 23:34

Thaçi thotë se ky rast i ka shokuar të gjithë, ku edhe janë raportuar shumë viktima, raporton lajmi.net.

“Jemi të shokuar me sulmet në Paris ku po raportohet për shumë viktima. Kosova lutet për familjet dhe popullin francez sonte”./lajmi.net.