Thaçi, i ”vetëm” edhe këtë herë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të shkojë pa përkrahjen e opozitës në takimin e radhës (të tretin) të fazës finale të dialogut me Serbinë, pasi opozita e vendit vazhdon të mos e pranojë në asnjë mënyrë atë si kryenegociator. Ky takim pritet të zhvillohet në fillim të muajit shtator në Bruksel.

Lajme

26/07/2018 08:18

Në fillim të shtatorit të këtij viti është paraparë të mbahet takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo edhe në këtë takim presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të shkojë pa përkrahjen e opozitës, pasi këta vazhdojnë ta kundërshtojnë fuqishëm atë si kryenegociator.

Por pavarësisht kësaj presidenti Thaçi ka vazhduar thirrjet për konsensus në vend për dialogun, shkruan “Zëri”.

Në anën tjetër njohësit e procesit të dialogut e shohin si të pamundur arritjen e një konsensusi deri në takimin e radhës.

Ata thonë se mospajtimet mes pushtetit dhe të opozitës së vendit janë të mëdha, madje Kuvendi i Kosovës po luan një rol shumë të dobët karshi kësaj faze të dialogut.