Thaçi i uron shërim të shpejt Azemit

Hashim Thaçi i ka uruar shërbim sa më të shpejtë sulmuesit të Përfaqësues së Kosovës, Ilir Azemi, pas aksidentit të rëndë në trafik të pësuar nga futbollisti.

Sport

07/08/2014 16:05

Lajmi për aksidentin e rëndë në trafik të sulmuesit kosovar Ilir Azemi ka shqetësuar edhe figurat e mëdha politike në vend.

Hashim Thaçi i ka uruar shërbim sa më të shpejt reprezentuesit të Përfaqësueses së Kosovës.

“Dëgjova lajmin se sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Ilir Azemi ka pësuar një aksident të rëndë trafiku jashtë vendit. I dëshirojmë shërim të shpejt dhe kthim tek familja dhe në fushën e sportit ku shpresojmë t’i bashkangjitet ekipit të tij dhe përfaqësueses sonë për shumë vite tjera! HTH”, shkroi ai në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.