Thaçi i uron ditëlindjen Demaçit me një varg të poezisë së Naim Frashërit

Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, i cili sot në ora 11:00, pritet të marrë postin e të parit të shtetit, i ka uruar ditëlindjen veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçit.

Lajme

26/02/2016 07:53

Thaçi në urimin e tij ka thënë se Demaçin ja parafytyron poezia e Naim Frashërit, Fjalët e Qiririt.

Urimi i Thaçit për ditëlindjen e Demaçit:

Sot e festojmë ditëlindjën e 80-të jubilare të Adem Demaçit, Heroit të madh kombëtar, Ikonës së rezistencës sonë ndaj okupatorit, fituesit të Çmimit Saharov për të drejta të njeriut të Parlamentit Europian. Ai gjithmonë më parafytyrohet kur i lexoj Fjalët e Qiririt të Naim Frashërit:

“Në mes tuaj kam qëndruar, E jam duke përvëluar, Që t’u ap pakëzë dritë, Natënë t’ua bënj ditë.”

Urime ditëlindjën Baci Adem. E ke ndritur një popull të tërë me sakrificën tënde jetësore. Rrnofsh përjetësisht sepse Republika jote e Kosovës do të rron mbi supet e tuaja përjetësisht.