Thaçi i përgjigjet ambasadorit britanik: Kufijtë korrigjohen në paqe, jo me plumba

 Nuk ka vonuar reagimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ndaj ambasadorit të Britanisë, Ruairi O’Connel.

Lajme

14/08/2018 22:00

Ky i fundit në një intervistë gjatë ditës deklaroi se kufijtë shkruhen me fjalë, por ndryshohen me plumba.

“Kufijtë shkruhen me fjalë, por ndërrohen me plumba”, tha O’Connell.

E Thaçi në rrjetin social twitter ka shkruar se korrigjimi i kufijve do të bëhet me fjalë dhe me proces paqësor.

Tutje ai ka thënë se këto do të bëhen larg nga armiqësitë, plumbat dhe lufta.

“Korrigjimi i kufijve të gjatë rreth 400km në mes Kosovës dhe Serbisë do të bëhet me dialog, do të shkruhet me fjalë dhe në një process paqësor. Larg nga bisedat e çmendura, armiqësitë, plumbat ose luftën. Këto ide janë të huaja dhe duhet të refuzohen nga të gjithë”, ka shkruar presidenti i Kosovës.

Idenë e Thaçit për korrigjim të kufijve ditëve të fundit e kanë kundërshtuar ambasadorë dhe zyrtarë tjerë të lartë ndërkombëtar.

Së fundi kundër ka dalur edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. /Lajmi.net/

Ambasadori O’Connell: Kufijtë shkruhen me fjalë por ndryshohen me plumba