Thaçi i patrazuar nga protesta e opozitës, shah me babën në fshat (Foto)

Lideri i partisë më të madhe qeveritare, njëherit edhe zv.kryeministër dhe ministër i jashtëm, Hashim Thaçi, ka ironizuar me protestën e sotme të opozitës, e cila nuk arriti t’i mbledhë më shumë se 2 mijë e 500 njerëz, pavarësisht se organizimi i saj bëhej nga tri parti dhe për rreth një muaj kohë.

Lajme

18/04/2015 19:07

Thaçi me ç’rast ka postuar një foto në Facebook, ku shihet teksa luan shah me babanë e tij.

“Në këtë ditë të bukur pranverore me shi, beteja kryesore e ditës ishte loja e shahut me babën në Burojë. Çaji nga nana. Foto nga Endriti”, ka shkruar Thaçi në Facebook. (lajmi.net)

a