Thaçi i nderuar që takoi zyrtarin e lartë të Selisë së Shenjtë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka takuar zyrtarin e lartë në Seli të Shenjtë, Monsignor Vincenzo Paglias.

Lajme

20/03/2017 21:21

Takimin me Paglias dhe udhëheqësit fetarë të Kosovës, Thaçi e ka quajtur kënaqësi dhe nder.

“Ishte kënaqësi dhe nder që së bashku me liderë fetarë të Kosovës, t’i uroj mirëseardhje Monsignor Vincenzo Paglias, themelues i Komunitetit të mirënjohur të Shën Exhidios dhe zyrtar i lartë në Seli të Shenjtë. Ishte mik i Kosovës në kohëra të vështira, është mik i vërtetë i Kosovës sot”, ka shkruar presidenti në Facebook./Lajmi.net/