Thaçi i ndan dekoratë edhe Baton Haxhiut

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë gazetarin Baton Haxhiu.

Lajme

06/06/2018 17:31

Shefi i shtetit ka thënë se gjenerata e gazetarëve që raportuan gjatë luftës kanë qenë edhe diplomatë e politikanë në mbështetje të luftës për liri dhe pavarësi.

“Gjenerata e gazetarëve që raportuan gjatë luftës, përveç që kanë informuar qytetarët tanë dhe botën demokratike, kanë qenë edhe diplomatë e politikanë në mbështetje të luftës sonë për liri dhe pavarësi.

I tillë ka qenë edhe gazetari dhe intelektuali Baton Haxhiu, të cilin për kontributin e dhënë, sot e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.