Thaçi i fton romët që të kthehen në Kosovë

Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi gjatë një takimi me pjesëtarë të komunitetit romë me prejardhje nga Kosova, por që janë të shpërngulur në Mal të Zi, u ka thënë atyre që të kthehen në shtetin e tyre, në Kosovë.

Lajme

18/01/2015 13:15

Në një postim në Facebook, Thaçi ka bërë të ditur se dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Malit të Zi, tashmë kanë filluar procesin e pajisjes me dokumente në mënyrë që shtetasit e Kosovës të mund të kthehen në vendin e tyre.

“Sa isha në Podgoricë, po ashtu u takova me familjarë romë me prejardhje nga Kosova e të ikur që më 1999 në Mal të Zi. Shumë prej tyre kanë shprehur dëshirën të kthehen, por uzurpimi i pronave, paragjykimi për siguri të mangët apo mungesa e dokumenteve ua pamundësojnë kthimin. Dy qeveritë tani kanë filluar procesin e pajisjes me dokumente, ndërsa edhe programi i përkrahjes për ata që kthehen tanimë është aprovuar”.

“U kërkova përfaqësuesve të komunitetit rom, që ata që dëshirojnë, të kthehen patjetër në republikën e tyre, në shtëpitë dhe pronat e tyre duke u treguar qe qeveria do të bëjë çmos për ta lehtësuar këtë kthim. I sigurova se tanimë kemi ndërtuar shtet ku çdo qytetar i saj mund të ndihet krenar me identitetin e vetë dhe të sigurt për të ndërtuar jetë të lumtur”, ka shkruar Thaçi.