Thaçi i emocionuar me parakalimin historik të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në parakalimin e ekipit të Kosovës në Lojërat Olimpike të Kosovës që po mbahen në Peyong Chang.

Lajme

09/02/2018 13:23

Menjëherë pas parakalimit të skitarit Albin Tahiri, dhe ekipit të Kosovës, Thaçi ka shprehur emocionet në një postim në twitter.

“Emocione të pabesueshme për Republikën e Kosovës që u prezantua në Stadiumin Olimpik të Peyong Chang. Fat të mbarë Albin, fat të mbarë Kosovë”, ka shkruar presidenti i vendit.

Tha këtë moment e ka vlerësuar si historik edhe në një postim në facebook.

“Parakalim madhështor i ekipit olimpik me Flamurin e Kosovës në Pyeongchang të Koresë së Jugut, para miliona teleshikuesve nga mbarë bota. Kjo është hera e parë në historinë e shtetit tonë, që përfaqësohemi në Lojërat Olimpike Dimërore. Është dhurata më e mirë për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, bashkë me medaljen e artë të Majlinda Kelmendit, dy vjet më parë në Olimpiadën e Rios”, ka shkruar ai.

Ndryshe Kosova në këto lojëra përfaqësohet nga Albin  Tahiri si sportisti i vetëm që do të mbrojë ngjyrat kaltër e verdhë.

Thaçi në këto Lojëra Olimpike ka arritur pas pjesëmarrjes në Lutjet e Mëngjesit në Amerikë. /Lajmi.net/