Thaçi i dorëzon flamurin Ekipit Olimpik për lojërat mesdhetare në Spanjë

Presidenti Thaçi theksoi se flamuri i Kosovës do të valojë në hapje dhe në mbyllje të kësaj garë në Spanjë.

Lajme

20/06/2018 11:48

Presidenti Thaçi, u ka uruar gara të suksesshme sportistëve kosovarë në Spanjë, duke u dëshiruar atyre suksesin e njëjtë si të Majlinda Kelmendit, e cila u shpall kampione olimpike në Brazil.

Thaçi deklaroi se Kosova për herë të parë përfaqësohet në Lojërat Mesdhetare, dhe me një numër prej 40 sportistëve, numër i cili sipas tij po rritet vazhdimisht.

Thaçi theksoi se flamuri i Kosovës do të valojë në hapje dhe në mbyllje të kësaj garë në Spanjë.

“Për herw të parë do të përfaqësojnë Kosovën ne Lojërat Mesdhetare. Për here të pare po përfaqësohemi nga 40 sportistë dhe 13 trajnerë. Numri i sportistëve po rritet çdo here dhe po shihet nga pjesëmarrja në këtë sallë, ë cila nuk po i zë të gjithë”.

“Tash kemi arritur në 40 sportistë. Flamuri i Kosovës do të valojë në hapjen dhe mbyllje të lojërave. Të gjithë sportistëve u uroj sukseset më të mira, fitore në garat tuaja, të ecni mbarë si Majlinda në Rio De Janiero”.

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani, ka thënë se sportistët janë të përgatitur mjaft mirë për këtë garë dhe shpresoi që ata të japin më të mirën nga vetja e tyre.

“Është ndjenë edhe e krenarisë që flamuri ynë do të valojë në Spanjë, me 40 sportistë që janë të përgatitur mjaft mirë e që shpresoj të tregojnë më të mirën”.

“Ju falënderoj president që jeni në mbështetje dhe këta të frymëzojë  kur të shohin mbështetjen nga liderët e Kosovës. Ju premtojmë se do të mundohemi ta përfaqësojnë Kosovën sa më mirë”.

Kampionia olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi, bëri të ditur se nuk do të mund të marrë pjesë në këtë garë për shkak të lëndimit, derisa u bëri thirrje sportistëve që të jenë krenar në Spanjë që përfaqësojnë shtetin e Kosovës, raporton EO.

“Me bën të ndihem mirë numri i madh i sportisteve. Nuk do të marrë pjesë n gare për shkak të lëndimit që kam pazuar. Po shpresoj që këta sportistë do ta paraqesin Kosovën sa më mirë. Sportistë të ndjehen krenar për shtetin që përfaqësojnë”.