Thaçi i bën 250 mijë ‘like’ në FB

Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, ka falënderuar fansat e tij në rrjetin social Facebook, duke bërë të ditur se sot i janë bërë 250 mijë “like” në profilin e tij.

Lajme

03/07/2014 11:16

“Sot u bënë një çerek milion dashamirë me të cilët për 6 muajt e fundit kam bashkëbiseduar për Misionin e Ri. Ju falënderoj për besimin dhe interesin e juaj”, ka thënë kryeministri, partia e të cilit ka fituar zgjedhjet e 8 qershorit.

Thaçi, i cili do të jetë i emëruari i parë për mandatar të ri, e ka shfrytëzuar gjatë gjithë fushatës Facebook-un, si mjet komunikimi që duket se i ka kryer punë të mirë në promovimin e programit të tij qeverisës për katër vjetët e ardhshme.