Thaçi, homologut francez: ‘Merci, Monsieur le Président’

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e ka falënderuar presidentin francez Francois Hollande, për çmimin që ia ndau sot shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, “Komandant i Legjionit të Nderit”.

Lajme

30/05/2016 20:58

Thaçi e konsideron shkrimtarin Kadare si promovues të kulturës, traditës dhe vlerave të popullit shqiptar.

“Një pjesë e botës i njohin shqiptarët përmes rrëfimeve gjeniale të Kadaresë”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Ai e ka falënderuar homologun francez në gjuhën frënge: “Merci, Monsieur le Président”.

Postimi i presidentit:

Me krijimtarinë e tij, Ismail Kadare, si pakkush, promovoi kulturën, traditën dhe vlerat e popullit shqiptar, duke u shndërruar në prijës të orientimit properëndimor. Një pjesë e botës i njohin shqiptarët përmes rrëfimeve gjeniale të Kadaresë. Prandaj, ndarja e urdhrit “Komandant i Legjionit të Nderit” nga presidenti francez, François Hollande, është një mirënjohje, jo vetëm për të si krijues, por edhe për mbarë popullin shqiptar.

Merci, Monsieur le Président. HTH