Thaçi: Haradinaj nuk e ngriti çështjen e demrakacionit e as asociacionit, foli për marrjen e pushtetit (Video)

Zv.kryeministri Hashim Thaçi, pas takimit te presidentja Atifete Jahjaga, tha se lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, në asnjë moment nuk e ngriti çështjen e demarkacionit e as atë të asociacionit.

Lajme

08/02/2016 11:02

Thaçi tha se Haradinaj në këtë takim shaqi shqetësim tjetër, atë të marrjes së pushtetit, raporton lajmi.net.

Lideri i PDK-së, kandidat për president, tha se mospërmendja nga Haradinaj të këtyre dy temave, mund të kuptohet edhe si reflektim i tij pozitiv karshi situatës.

Sipas numrit dy të qeverisë, pozita në takim Thaqi, ka qene shprehur opinionet përmes të cilave ka kërkuar normalizim dhe përkushtim në punën parlamentare.

“Riperseritëm zotimin tonë per vazhdimin e agjendës shteterore në kuader të legjitimitetit të plotë. Do të punojmë në agjendën e shtetit pa dallime në qëndrimet e partive politike”.

“Kosova ka pasur një traditë të respektimit të institucionalizmit dhe përkushtimit të përbashkët, gjë që ka rezultuar edhe me shpalljen e pavarësisë së vendit. Pjesë e këtyre procesve në atë kohë ka qenë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”.

“Tash kemi të bëjmë me një realitet më ndryshe, që nuk përkon me traditën politike të Kosovës. Mund të kemi opinione të ndyshme, sepse kjo është e mira e demokracisë, por kur të vije në pyetje interesi shtetror, atëherë secili duhet t’i marrë pergjegjësitë që u takojnë”, ka thënë ndër të tjera Thaçi.

Megjithatë Thaçi ka treguar se i kanë bërë një propozim Haradinajt.

“Kemi propozuar që Aleanca të merr pjesë në shkruarjen e statutit të Asociacionit dhe në komision për Demarkacionin”.

“Haradinaj ka heshtur, por nuk e di si do të reflektojë tutje”. /lajmi.net

YouTube player