Thaçi: Haradinaj dhe Veseli janë pro një marrëveshje me Serbinë

Për deklaratat e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit dhe kryeministrit Ramush Haradinajt rreth çështjes së korrigjimit të kufijve, presidenti Thaçi ka thënë se të gjithë bartësit e institucioneve të Kosovës janë unik për nevojën e negociatave.

Lajme

18/09/2018 12:08

Presidenti nuk dëshiron të besoj që dikush nga përfaqësuesit politik është kundër bashkimit të Luginës me Kosovën, raporton lajmi.net.

Ai ka thënë se kushdo që përmend luftën për këtë marrëveshje e di se nuk është ashtu si flitet, duke theksuar se lufta ka përfunduar më 1999.

“Askush në Kosovë nuk do të kthehet prapa. Haradinaj dhe Veseli janë pro një marrëveshje”./Lajmi.net/