Thaçi hap faqen e tij në internet

Kryeministri Hashim Thaçi thotë web faqja e tij persoanle do të jetë pika kryesore e lajmeve, blogut, imazheve dhe videove të tij. Sipas tij, kjo faqe do të jetë pikënisje e platformave të ndryshme të komunikimit.

Lajme

27/02/2014 10:51

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar sot për hapjen e faqes së tij personale në internet.

Për hapjen e portalit të tij Thaçi ka njoftuar përmes Facebook’ut.

“Të dashur miq, Sot po e lansojmë faqen time personale në web: http://www.hashim-thaci.com/”.

“Kjo do të jetë pika kryesore e lajmeve, blogut tim personal, imazheve, videove. Faqja ime do të jetë pikënisje e platformave të ndryshme të komunikimit që i kemi themeluar këto muaj”.

Muaj më parë Thaçi ka hapur llogarinë e tij në Facebook, Twitter dhe Instagram.