Thaçi fton partitë politike që të miratojnë rezolutën për dialogun

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, gjatë një konference për media ka mirëpritur qëndrimin e partive politike për hartimin e një rezolute të përbashkët për dialogun me Serbinë.

Lajme

08/10/2018 18:17

Ai po ashtu ka thënë se është në interes të Kosovës që të gjithë të jemi të bashkuar për të ardhmen e Kosovës, kështu duke lënë anash qëndrimet politike, raporton lajmi.net

“Përshëndes vendimin e subjekteve politike për harmonizimin e qëndrimeve politike dhe hartimin e rezultues të përbashkët për dialogun është shumë e rëndësishme që të gjithë të jemi sa më unik dhe të bashkuar. Interesi shtetëror i Kosovës duhet të jetë gjithmonë mbi çdo interes partiak, grupor, partiak, populist”, deklaroi Thaçi.

Kreu i shtetit gjatë kësaj konference potencoi se, një rezolutë nuk mund të del mbi kushtetutën e vendit dhe se sipas Thaçit, është e rëndësishme që të respektohet kushtetuta e vendit.

Ai po ashtu u bëri thirrje që të partive politike në vend si atyre të pushtetit por edhe opozitës që të jenë të bashkuar dhe ta hartojnë një rezolutë për dialogun me Serbinë. /Lajmi.net/