Thaçi fton partitë opozitare të pranojnë fitoren e ‘Misionit të Ri’

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, ka thënë për partitë opozitare të cilat, sipas tij, kanë \"marrë yrysh\" ndaj PDK-së, të tregohen shembull për botën me një fushtë mirëkuptuese. Ai fton ata që me urtësi dhe mençuri ta pranojnë fitoren e PDK-së pas zgjedhjeve.

Lajme

05/06/2014 20:10

Kryeministri Thaçi ka qëndruar sot në Mitrovicë për të zhvilluar fushatën e ditës së parafundit.

Ai u ka premtuar atyre të enjten se Mitrovica do të vazhdojë të mbetet prioritet i shtetit.

Sipas Thaçit, “Misioni i Ri” do t’i shpallë luftë papunësisë duke përfshirë edhe Mitrovicën.

“Jemi mbledhur pikërisht këtu, në qytetin e dijes, punës, e minatorëve, e krenarisë kombëtare për të shpallur definitivisht edhe fitoren e radhës, të Misionit të Ri dhe Partisë Demokratike të Kosovës”.

“Ju siguroj dhe garantoj se Mitrovica do të vazhdojë të mbetet prioritet i yni dhe shtetit të Kosovës”.

“Misioni i Ri që kemi shpalosur gjatë këtyre muajve është misioni juaj, i të gjithëve pa dallim ideologjie. Misioni i Ri është zhvillimi ekonomik i së ardhmes”.

“Ne jemi ndryshimi dhe kemi dalë me Misionin e Ri për t’i shpallur luftë papunësisë. Ne do ta fitojmë edhe këtë betejë dhe do të krijojmë 200 mijë vende të reja të punës”.

“Mitrovica është kampion. Ajo është kryeqyteti i futbollit në Republikën e Kosovës”.

“Ftesa ime edhe sot për partitë opozitare që kanë marrë një yrysh ndaj Partisë Demokratike të Kosovës edhe nga qyteti i Mitrovicës është ky: Ne PDK, i ftojmë për fushatë mirëkuptuese, tolerante, t’i japim shembull gjithë botës për demokracinë që po zhvillojmë”.

“I ftoj që ta respektojnë me urtësinë, mençurinë më të madhe rezultatin më të madhe rezultatin e fitores së PDK-së dhe Misionit të Ri”, ka thënë Thaçi në Mitrovicë.