Thaçi flet për Nënë Terezën

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në 17 vjetorin e vdekjes së humanistes shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu, (Nënë Tereza), ka vlerësuar veprën e saj.

Lajme

05/09/2014 18:03

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka kujtuar vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, për të shpallur 7 shtatorin, ditën e Ndërkombëtare të Bamirësisë.

“Sot është dita kur Nënë Tereza, humanistja e madhe shqiptare, u nda nga jeta. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli datën 5 shtator, dita kur vdiq Nënë Tereza, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, duke njohur dhe vlerësuar botërisht rolin e saj të pazëvendësueshëm gjatë gjithë jetës në zbutjen e vuajtjeve njerëzore, krizave humanitare dhe për kontributin e saj në luftën kundër varfërisë gjithandej botës. HTH”.