Thaçi falënderon mikun e Kosovës për mbështetjen, afirmimin dhe avancimin e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po udhëheq delegacionin e Kosovës në sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York ka takuar edhe kongresmenin Eliot Engel.

Lajme

25/09/2018 20:45

Thaçi nëpërmjet një shkrimi e ka falenderuar kongresmenin Engel për mbështetjen për afirmimin dhe avancimin e Kosovës.

Ja shkrimi i plotë i tij:

Gjithmonë kënaqësi të takohem me mikun e dëshmuar të Kosovës, kongresmenin Eliot Engel. E falënderova kongresmenin Engel për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm për afirmimin dhe avancimin e Kosovës në të gjitha rrafshet. HTH./Lajmi.net/