Thaçi falënderon 300 mijë miqtë e Facebookut

Për besimin e fituar, Hashim Thaçi i cili dje është zgjedhur President i Kosovës, me votat e deputetëve të Parlamentit të Kosovës, nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, ka shprehur falënderim ndaj shoqëruesve të tij në këtë rrjet social.

Lajme

27/02/2016 23:28

Thaçi ka shkruar se ka pranuar mijëra mesazhe në 24 orët e fundit, gjë për të cilën shprehet falënderues.

“Kam pasur nderin të shoqërohem me juve në Facebook tash e dy vjet”, shkruan Thaçi.

“Ju falënderoj shumë juve 300 mijë qytetarëve që më përcjellin në këtë faqe si dhe për dhjetëra mijëra urime që më dërguat në 24 oret e fundit në rrjete sociale”, shkruan ai.

Hashim Thaçi vazhdon të marrë urime për zgjedhjen në postin e presidentit nga shumë qytetarë dhe personalitete të njohura./lajmi.net