Thaçi është “optimist i matur”

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, thotë se ai është “optimist i matur” për votimin e nesërm për Kosovën në UNESCO.

Lajme

08/11/2015 21:20

Ai thotë se Kosova ka bërë maksimumin për anëtarësim në UNESCO dhe beson se nesër kjo çështje do të kalojë.

Megjithëkëtë, Thaçi përmend edhe fushatën e madhe që kanë bërë kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës, për dështimin e Kosovës nesër.

“Ne kemi bërë maksimumin e asaj që duhet të bëhet. Kemi bashkëpunuar me partnerët tonë ndërkombëtare. Jam optimist i matur, me përgjegjësi të plotë, me optimizëm racional, me besim se do të kalojmë. Natyrisht se kemi pasur të bëjmë me një fushatë agresive të koordinuar të oponentëve të pavarësisë dhe me qëndrime raciste të Serbisë. Por unë besoj se shumica e vendeve që kanë premtuar se do të votojnë për Kosovën do të votojnë”, ka thënë Thaçi në një intervistë për RTK-në.