Thaçi: Ëndërr e plotësuar

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se pranimi i Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar është ëndërr e plotësuar për çdo sportist kosovar, të cilët gjithashtu i ka uruar me anë të një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Sport

22/10/2014 21:40

Hashim Thaçi njihet si person që qëndron mjaft shumë aktiv në rrjetin social Facebook. Menjëherë pas lajmit që Kosova është pranuar në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, ai ka shkruar në Facebook duke uruar të gjithë sportistët.

“Sapo morra lajmin më të mirë të mundshëm nga Ministri i Sportit Memli Krasniqi. Kosova është pranuar si anëtare e përkohshme e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar”.

“Vendimi hap dyert për pjesëmarrje të Kosovës në Olimpiada dhe për pranim të sporteve në federata olimpike. Kjo është ëndërra e gjeneratave të tëra të sportistëve Kosovarë dhe sot falënderojmë ata që gjatë kohërave më të rënda kanë mbajtur gjallë shpirtin olimpik.

“Urime Komitetit Olimpik të Kosovës, urime kryetarit Hasani, urime të gjithë sportistëve! Caku i rradhës, olimpiada në RIO”, ishte postimi i shkruar nga Thaçi në Facebook.