Thaçi: Edhe Bayerni humbi 5:0 nga Reali

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e mbështeti Përfaqësuesen e Kosovës pas humbjes 6:1 nga Turqia dhe shtoi se edhe Bayern Munich humbi 5:0 nga Real Madrid në Ligën e Kampionëve

Sport

21/05/2014 21:41

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i doli në mbrojtje Përfaqësueses së Kosovës pas humbjes së thellë 6:1 në miqësoren nga Turqia.

Kreu i shtetit ishte prezent në stadiumin Olimpik ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë dhe nuk u dëshpërua nga rezultati përfundimtar i takimit.

Madje, ai bëri një krahasim interesant duke përkujtuar humbjen e freskët të Bayernit nga Real Madrid në Ligën e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 5:0.

“Ani de, edhe Bayern humbi 5:0 total nga Real Madrid. Forca Kosova. Urime Turqisë. Kalova shumë mirë në mes tifozëve”, shkroi Thaçi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.