Thaçi e Kurteshi debat të nxehtë për njohje e universitete

Seanca e Kuvendit ka vazhduar me një debat në mes ministrit të punëve të jashtme, Hashim Thaçit dhe deputetit të Vetëvendosjes, Ismail Kurteshi. Ky i fundit tha se prej kur Thaçi është ministër i Jashtëm vetëm një shtet që e fut në një banesë ka njohur Kosovën. Kurse, ministri Thaçi paralajmëroi se do të ketë njohje të reja.

Lajme

16/07/2015 13:36

Kurteshi ka akuzuar Thaçin se që nga koha kur drejton Ministrinë e Jashtme ka ardhur vetëm një njohje për Kosovën.

“Vetëm një shtet me 1000 banorë që i fut në një banesë na ka njohur”, ka thënë Kurteshi.

Kurse, Thaçi tha si kryeministër i Kosovës i kanë ardhur 109 njohje për shtetin e Kosovës dhe se do të ketë edhe njohje tjera.