Thaçi: E kemi shumicën e madhe por nevojitet edhe përkrahja absolute për anëtarësim (Foto)

Kryediplomati kosovar, Hashim Thaçi thotë se sot ka pasur një ditë të ngjeshur, duke u koordinuar dhe lobuar për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Lajme

06/11/2015 18:44

“U takuam me dhjetëra delegacione nga mbarë bota dhe morëm shumë konfirmime për votim pozitiv në ditën vendimtare të Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s”, ka shkruar ai.

Thaçi ka falënderuar edhe ish-presidentin Pacolli, i cili është bërë pjesë aktive e fushatës lobuese ‪#‎KosovoinUNESCO, raporton lajmi.net.

Thaçi foli me nën-Sekretari Blinken i Departamentit të Shtetit i cili sot foli për Kosovën afirmativisht.

“SHBA me mish e me shpirt po ndihmojnë anëtarësimin dhe po kundërshtojnë propagandën anti-kosovare që po politizon anëtarësimin tonë”, thotë Thaçi.

Ai vlerëson se Kosova ka partneritet strategjik me SHBA dhe ky partneritet duhet të ruhet nga i gjithë spektri politik kosovar.

Gjithashtu ai u takua me Sekretarin e Shtetit Harlem Désir në Ministrinë Jashtme Franceze.

Gjithashtu janë takuar me ministrin e Arsimit të Pakistanit, njëherësh edhe shef i delegacionit të Pakistanit.

Pastaj me përfaqësuesin e Malit të Zi, dhe me përfaqësues të Organizatës së Konferencës Islamike.

“Do të jetë vështirë. E kemi shumicën e madhe por nevojitet edhe përkrahja absolute për anëtarësim”, shkruan Thaçi. / lajmi.net

12191446_947001142036912_2130721034694064083_n 12208333_947001062036920_5770846111430876882_n 12193474_947000918703601_6260409625210393094_n 12193432_947000852036941_1557953451645010592_n 12219554_947000515370308_6882235932284313322_n 10613124_947000292036997_755635259790280151_n 12184003_947000185370341_4418323190292432690_o 12191585_947000082037018_6898510102079165276_n 12196167_946999998703693_3150354113196525586_n 10403425_946999735370386_5460899618283928124_n 12189035_946999112037115_983941473866513335_n