Thaçi e Haradinaj në “garë” për pjesëmarrje në Samitin e Sofjes, cili do të shkojë? – Lajmi.net
Thaçi e Haradinaj në “garë” për pjesëmarrje në Samitin e Sofjes, cili do të shkojë?
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 13:03, 16 April 2018
Kryeministrit bullgar, Boyko Borissov, gjatë takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi e ka ftuar publikisht të marrë pjesë në Samitin e Sofjes, që mbahet në Sofje më 16-17 maj.

Një gjë të tillë e ka përmendur, ditë më parë, edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se është i ftuar në Samit.

Lajmi.net ka kontaktuar me shefin e stafit të Haradinajt, Avni Arifi, i cili ka thënë se Kosova ka ftesë për Samit, por nuk është vendosur se kush do të shkojë ende.

“Kosova ka ftesë për Samitin e Sofjes, por ende nuk është vendosur kush do të shkojë”, ka thënë Arifi.

Kujtojmë, se Spanja ka kundërshtuar pjesëmarrjen e Kosovës në Samit si shtet duke thënë se nuk mund të flitet për zgjerim në rastin e Kosovës dhe se kryeministri spanjoll nuk do të pranojë të fotografohet bashkë me përfaqësuesin e Kosovës në këtë Samit. Nuk dihet saktë se cila do të jetë formula që është gjetur për këtë samit, pasi për këtë nuk kanë dhënë detaje as Thaçi e as Borissov.

Ndryshe, Borissov gjatë një konference për media i ka uruar mirëseardhje Thaçit në këtë samit, qysh tani, gjatë konferencës në Prishtinë. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO