Thaçi e Haradinaj bashkë në Amerikë

Ata janë nisur me një aeroplan të përbashkët drejt New York'ut, por do të kenë agjenda të ndryshme gjatë qëndrimit atje. Kjo është e shtuna e dytë që bashkon Kryetarin e PDK’së dhe atë të AAK’së.

Lajme

22/09/2013 11:55

Pas mëngjesit të përbashkët në Tiffany, më 14 shtator, Kryeministri Hashim Thaçi dhe Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë ndarë bashkë edhe rrugën drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ata janë nisur drejt New York’ut, me një aeroplan të përbashkët, të shtunën pasdite, por do të kenë agjenda të ndryshme gjatë qëndrimit atje.

Kryeministri Thaçi do të marrë pjesë në fillimin e punimeve të sesionit vjeshtor të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Gjatë kohës së qëndrimit në New York, ai do të ketë takime me burrështetas dhe diplomatë të shteteve të ndryshme.

Lideri i AAK’së, ndërkaq, do të ketë takime në Departamentin Amerikan të Shtetit. Haradinaj do të bëjë edhe një prezantim në Universitetin “Hadson”.

Zëdhënësi i AAK’së, Ernest Luma, deklaroi për lajmi.net se Haradinaj ka udhëtuar të shtunën pasdite drejt New York’ut, ku do të të ketë takime të ndryshme.

“Kryetari Haradinaj do të ketë takime me bashkëatëdhetaët tanë atje, me Këshillin Shqiptaro-Amerikan, si dhe takime të tjera në zyrtarë të Deprtmanetit Amerikan të Shtetit”.

Zyrtarë nga të dy partitë nuk e kanë përjashtuar mundësinë që ata të takohen sërish, gjatë qëndrimit të tyre në New York.

Kjo është e shtuna e dytë që bashkon Kryetarin e PDK’së dhe atë të AAK’së.