Thaçi e Dacic takohen më 31 mars

Takimi i radhës në Bruksel mes kryeministrave, Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic, do të zhvillohet më 31 mars njofton zyra e Baroneshës Cahterine Ashton.

Lajme

25/03/2014 11:40

Zyra e Shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri njofton se palët do të vazhdojnë punën rreth zbatimit të Marrëveshjes së Prillit dhe hapat tjerë që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve.

“Përfaqësuesja e Lartë, Catherine Ashton, do të vazhdojë bisedimet me kryeministrin Hashim Thaçi, si dhe me kryeministrin Ivica Daçiq dhe zëvendëskryeministrin Aleksandar Vuçiq. Në takim, dy palët do të vazhdojnë punën e tyre rreth zbatimit të Marrëveshjes së Prillit dhe do të diskutojnë po ashtu për hapat e ardhshëm në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në njoftim.

Në takimin e fundit të zhvilluar në muajin shkurt kryeministrat e të dy vendeve nuk arritën të merren vesh për Gjykatat në veri, megjithatë është thënë se ka përafrim të qëndrimeve mes palëve.