Thaçi: Duhet dialoguar për t’i zgjidhur të gjitha çështjet

Ministri i Jashtëm i Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministri Hashim Thaçi thotë se duhet dialoguar për të zgjidhur të gjitha çështjet, ndërsa theksoi se mesazhi i Sekretarit Amerikan të Shtetit në Kosovë John Kerry ishte i qartë, që nuk do të tolerohet dhuna në Kuvend.

Lajme

04/12/2015 21:22

“E them me përgjegjësi se edhe Sekretari Kerry ishte shumë i qartë se nuk duhet të tolerohet dhuna në Kuvendin e Kosovës se vendi për debat dhe sqarime e ballafaqime politike është Kuvendi i Kosovës prandaj mendoj se ishte një mesazh për të gjithë se  dialogu është zgjidhja e vetme në mes të politikës dhe liderëve të partive politike në Kosovë”, tha Thaçi në emisionin ‘Monitor’ në RTK.

Ndërkohë tha se liderët opozitarë po të dëgjonin arsyetimet e Qeverisë nuk do e kishin reagimin aktual.

“Jam i bindur se edhe liderët opozitarë po t’i dëgjonin komentet tona sikur të dëgjonin atë që kemi arritur atje nuk do të reagonin në mënyrën që kanë reaguar”, tha Thaçi.