Thaçi: Do të rrisim subvencionet për bujqësi

Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi ka thënë se vetëm këtë vit prodhuesit e patates në Kosovë janë subvencionuar dhe se politikat përkrahëse për bujqësinë do të vazhdojnë.

Lajme

30/07/2014 22:59

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se industria e patates është rrritur dhe se është shumë i lumtur që ka lexuar një artikull në “American Times” e cila flet se si kompanitë kosovare po tërheqin investime nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

“Sapo lexova një raport në American Times, për kompanitë kosovare që po tërheqin investime nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Kompania Pestova ishte një ndër kompanitë kosovare që kanë arritur ta fusin BERZH edhe si aksionarë investitorë”.

“Industria e patateve në Kosovë është duke u rritur. Prodhojmë dyfishin e konsumit prandaj edhe është një produkt eksportues i suksesshëm.”

“Nga ky vit kemi filluar ta subvencionojmë prodhimin mbi 4 hektarë. Duhet sa më shpejtë dhe sa më shumë të vazhdojmë me politika të tilla përkrahëse për bujqësinë, një sektor në rritje e sipër”, ka shkruar Thaçi.