Thaçi: Do të jem president i të gjithëve, pa dallime partiake

Presidenti i sapozgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë sot në Likoshan, ku ka bërë homazhe në 18 vjetorin e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit.

Lajme

28/02/2016 15:48

Thaçi thotë se kjo është vizita e parë pasi është zgjedhur president, raporton lajmi.net.

Ai thotë se nga banorët e kësaj ane ka marr shumë urime dhe thotë se kjo gjë i kujton peshën e detyrës së të qenurit president i të gjithëve.

Vizita ime e parë pas zgjedhjeve presidenciale në Kuvend ishte në Likoshan. Aty u përula dëshmorëve të kombit. Liria jonë sot dhe demokracia që ndërtuam ka rrënjët në këtë tokë të bekuar. Mora edhe shumë urime nga banorët e kësaj zone, por kjo veç sa më përkujton peshën e detyrës së qenuri President i të gjithëve, pa dallime partiake, ashtu siç ishim edhe në luftën tonë çlirimtare pa dallime dhe ndasi partiake. HTH

Thaçi në Likoshan Thaçi në Likoshan1