Thaçi: Dialogu, mundësi për marrëveshje të përhershme me Serbinë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, u është drejtuar mediave para udhëtimit të tij për në Nju Jork, ku do ta përfaqësoj Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Lajme

16/12/2018 12:44

Gjatë kësaj konference Thaçi ka folur edhe për miratimin e Rezolutës së dialogut me Serbinë si dhe ekipin negociator.

Ai ka thënë se ky dialog do të jetë mundësi për marrëveshje të përhershme me Serbinë që, sipas tij, do të rezultojë me njohje reciproke Kosovë-Serbi, si dhe pranimin e Kosovës në OKB.

“Pas votimit për Ushtrinë që ishte i rëndësishëm, dje ka qenë edhe votimi në Kuvend nga deputetët si nga pozita ashtu edhe nga opozita, i një rezolute dhe një ekipi sa ma të gjerë politik duke krijuar mundësi edhe shoqërisë civile për përfshirje në fazën finale të dialogut. Ky dialog do të jetë mundësi për marrëveshje të përhershme që do të rezultojë më njohje reciproke Kosovë-Serbi dhe pranimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Thaçi. /Lajmi.net/