Thaçi dënon kërcënimet ndaj prokurorit që hetonte veteranët mashtrues

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dënuar ashpër kërcënimet e bëra ndaj prokurorit të Prokurosisë Speciale, Elez Blakaj, i cili edhe dha dorëheqje.

Lajme

15/08/2018 15:11

Thaçi përmes një postimi në Facebook, shkruan se sundimi i së drejtës është themeli i shtetit dhe shoqërsië demokratike, dhe njëra nga hallkat më të rëndësishme në forcimin e përspektivës evropianë.

Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

“Dënoj ashpër kërcënimet ndaj Prokurorit të Prokurisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Elez Blakaj, në ushtrimin e funksionit të tij. Sundimi i së drejtës është themeli i një shteti dhe shoqërie demokratike dhe një ndër hallkat më të rëndësishme në forcimin e perspektivës evropiane të vendit tonë. I mbështes fuqishëm institucionet tona të drejtësisë në punën e tyre të palodhshme për forcimin e sistemit të drejtësisë që është funksional, transparent, llogaridhënës dhe që gëzon besim të plotë nga të gjithë qytetarët e vendit”./Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Tahiri kërkon hetimin e kërcënuesve të prokurorit të dorëhequr