Thaçi: Demarkacioni të përfundojë sa më shpejt, s’është çështje ndërshtetërore (Video) – Lajmi.net
Thaçi: Demarkacioni të përfundojë sa më shpejt, s’është çështje ndërshtetërore (Video)
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 20:23, 13 September 2017
Hashim Thaçi
Hashim Thaçi
Në ambientet e ceremonisë së nënshkrimit të programit me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë.

Ai  ka folur për perspektivën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, që pritet të hyjnë në një fazë të re.

“Nuk ka alternativë fqinjësia e mirë duhet të ngadhënjej është në interesin e dy shteteve dhe të rajonit por edhe në interesin e vet investimeve të Bashkësisë Ndërkombëtare sepse paqja Kosovë-Serbi nënkupton paqe dhe stabilitet për gjithë rajonin dhe hapje e një perspektive të sigurt. Fitues duhet të jenë të dyja shtetet por para së gjithash vlerat euroatlantike. Unë dua të shpresoj se do të hapet një kapitull i ri një faqe e re e dialogut në mes shteteve Kosovë-Serbi apo të jetë faza finale që do të nënkuptoj perspektivën e sigurt të Kosovës për tu integruar në organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë presidenti Thaçi gjatë në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Thaçi ka theksuar se është e rëndësishme të vazhdohet me agjendën që qeveria ka pas më herët dhe Kosova të angazhohet në përmbylljen e liberalizimit të vizave.

“Çështja e demarkacionit nuk është më çështje ndërshtetërore është çështje e vet kosovarëve që duhet të marrin vendimin e tyre në parlamentin e Kosovës, secili prej liderëve duhet të ngrihet mbi interesat e veta ose të partisë në shërbim të nxjerrjes së vendimit të drejtë që të kalojë demarkacioni dhe të hapet perspektiva e menjëhershme për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka përfunduar Thaçi./Lajmi.net/

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Bow Master
  • Play Bow Master Japan
  • Play 8 Ball Pool