Thaçi dekoron Xhavit Halitin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me medalje presidenciale, Xhavit Halitin.

Lajme

06/06/2018 16:15

Thaçi ka thënë se Haliti ka dhënë kontribut të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, sot e dekorova njërin ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, anëtarin e delegacionit të bisedimeve në Rambuje dhe nënshkruesin e Deklaratës së Pavarësisë, Xhavit Halitin, për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në facebook./Lajmi.net/